Aktualitet

Mbante armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Në kuadër të operacionit të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbatjes pa leje, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të arrestuarit.

30 Nëntor 2024, 11:24 Nga ZH.LL
Mbante armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet
aksioni policor

TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë nga policia e kryeqytetit për posedim të armëve të zjarrit. 

Në kuadër të operacionit të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbatjes pa leje, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të arrestuarit.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuetroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Gun", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet poseduesi.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën "Princ Vidi" një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

arrestime ne tirane policia e kryeqytetit arrestohet 42 vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2024, 07:34 r.ll

Tituj të rinj, probleme të vjetra

foto ilustruese TIRANË-  Tregu i librit në Shqipëri po përballet me sfida të ndryshme. Shifra të fundit tregojn&eum...