Aktualitet

Krimi i rëndë në familjen shqiptare në SHBA, del fotoja e 27-vjeçares që qëlloi për vdekje bashkëshortin dhe më pas veten

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të 27 nëntorit, ku çifiti u gjetën të dy të pajetë në ballkonin e apartamentit luksoz në katin e 45-të të marrë nga çifti.

30 Nëntor 2024, 10:36 Nga r.ll
Krimi i rëndë në familjen shqiptare në SHBA, del fotoja e
sabrina dhe pajtim krasniqi

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çifti i shqiptarëve nga Kosova, të identifikuar si Sabrina dhe Pajtim Krasniqi janë gjetur të pajetë në ballkonin e apartamentit luksoz në katin e 45-të të marrë me qera nga ata. Autoritetet amerikane lajmëruan se 27-vjeçarja 5 herë me armë zjarri bashkëshortin e saj 34-vjeç dhe më pas ka vrarë dhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të 27 nëntorit. Mediat amerikane kanë publikuar edhe foton e Sabrinës, e cila gjithashtu përdorte emrin e saj të vajzërisë Sabrina Dzaferovic. 27-vjeçarja u shfaq në një raport të vitit 2021 nga Inside Edition, ku ajo ecte nëpër Times Square në NYC me maskë në fytyrë. 

Krimi i rëndë në familjen shqiptare në SHBA, del fotoja eKrimi i rëndë në familjen shqiptare në SHBA, del fotoja eKrimi i rëndë në familjen shqiptare në SHBA, del fotoja e

Pamjet e hetimeve të policisë treguan se në apartamentin e çiftit shqiptar ishte një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një zemër mbi të dhe televizorin ende të ndezur. Ende nuk ka asnjë informacion se cilat ishin arsyet që sollën krimin e rëndë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit. Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze, akuzonte Sabrinën se i ka qëlluar për vdekje me armë zjarrin të vëllanë.

sabrina krasniqi pajtim krasniqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2024, 07:34 r.ll

Tituj të rinj, probleme të vjetra

foto ilustruese TIRANË-  Tregu i librit në Shqipëri po përballet me sfida të ndryshme. Shifra të fundit tregojn&eum...