Aktualitet

Gara për shefa komisariatesh, skualifikohen 15 kandidatë! Të hënën nisin intervistat

Raportohet se skualifikimi i tyre ka ardhur pasi ata nuk kanë kaluar filtrin fillestar. Aplikantët janë skualifikuar si pasojë e mungesës së dokumentacionit, i cili kërkohet për të qenë pjesë e garës.

30 Nëntor 2024, 10:54 Nga ZH.LL
Gara për shefa komisariatesh, skualifikohen 15 kandidatë! Të
policia e shtetit

TIRANË- Në garën për shef komisariati të Policisë së Shtetit janë skualifikuar disa kandidatë nga lista. Mësohet se verifikimi paraprak i listës së 290 kandidatëve në garë, deri në këtë fazë, ka skualifikuar 15 prej tyre.

Raportohet se skualifikimi i tyre ka ardhur pasi ata nuk kanë kaluar filtrin fillestar. Aplikantët janë skualifikuar si pasojë e mungesës së dokumentacionit, i cili kërkohet për të qenë pjesë e garës.

Bëhet me dije se intervistat me të gjithë aplikantët do të nisin më 2 dhjetor. Komisioni që vlerëson kandidaturat përbëhet nga 3 gra të Policisë së Shtetit, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana.

Ndërkohë, siç u mësua edhe më herët, në mesin e 290 kandidatëve për t'u bërë shef komisariati janë edhe 9 gra.

 

 

tirane policia e shtetit lista shef komisariati

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2024, 07:34 r.ll

Tituj të rinj, probleme të vjetra

foto ilustruese TIRANË-  Tregu i librit në Shqipëri po përballet me sfida të ndryshme. Shifra të fundit tregojn&eum...