Sport

Zyrtare/ Familja Arnault bëhet 'pronare' e Paris FC, blen shumicën e aksioneve...

Grupi Agache, në pronësi të Bernard Arnault, ka blerë një pjesë të aksioneve në Paris FC dhe bëhet aksionari kryesor i klubit. Klubi parizian kalon në një univers të ri.

30 Nëntor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Zyrtare/ Familja Arnault bëhet 'pronare' e Paris FC, blen

FRANCE - Pas gjashtë javësh negociata ekskluzive mes dy palëve, tashmë është zyrtare! Grupi Agache Sport, në pronësi të Bernard Arnault, merr përsipër Paris FC dhe bëhet aksioneri kryesor i klubit.

Ky grup i fuqishëm tashmë zotëron 52.4% të aksioneve të klubit dhe në hyrjen e tij në kryeqytet shoqërohet nga Red Bull, i cili zotëron 10.6% të aksioneve. Ky njoftim nis zyrtarisht nisjen e një kapitulli të ri për Paris FC dhe mbështetësit e tij, sot lider i Ligue 2 me 28 pikë.

Kjo ardhje e familjes miliardere Arnault duhet t'i lejojë klubit tjetër kryeqytetas të ngjitet në Ligue 1 dhe të shfaqë ambiciet evropiane në vitet e ardhshme. Pas emërimit të një bordi të ri drejtues, një tjetër kryetar i madh u zgjodh për të drejtuar këtë projekt të ri me Pierre Ferracci, i emëruar president i Paris FC. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll