Sport

Armando Broja merr minuta të vlefshme edhe në këtë fundjavë!

Trajneri Sean Dyche dha një përditësim në konferencën për shtypin më herët sot. Ai tha se Broja mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Manchester United, të dielën, nëse nuk do të ketë probleme.

29 Nëntor 2024, 22:41 Nga DOSJA
Armando Broja merr minuta të vlefshme edhe në këtë

ANGLI - Armando Broja mori pjesë në ndeshjen e ekipit U-21 të Evertonit kundër Watfordit të hënën. Një analist, që ishte në ndeshje, ndau performancën e Brojës, e cila ishte siç pritej. "Luajti 45 minuta. Dukej i mprehtë fillimisht, por pa shumë shpejtësi. Qartësisht, ishte vetëm një ushtrim për të filluar rikthimin në formën e plotë fizike."

Trajneri Sean Dyche dha një përditësim në konferencën për shtypin më herët sot. Ai tha se Broja mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Manchester United, të dielën, nëse nuk do të ketë probleme. Broja luajti edhe pasiten e kësaj të premteje në radhët e Evertonit U-21 në humbjen 4-2 kundër Nottingham Forest. Shumë sy ishin drejtuar tek Armando Broja, pasi klubi transmetoi ndeshjen.

23-vjeçari luajti 73 minuta dhe dukej mjaft i gjallë, duke krijuar mundësi për shokët e tij të ekipit, duke vrapuar pas topave të gjatë dhe duke shpërthyer mbi mbrojtësit e Forest në disa raste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll