29 Nëntor 2024, 21:14
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Turit të bashkëbisedimeve mes patriotit kryesocialist dhe diasporës nuk kishte si t’i mungonte Anglia, toka e premtuar për shqiptarët. Por kësaj radhe, gjërat do të merrnin një rrjedhë aspak të dëshiruar për kryeministrin dhe socialistët e mbledhur në sallë, sepse aty kishin hyrë edhe persona që kishin pakënaqësi për drejtimin që ka marrë Shqipëria në dekadën e fundit.
Pesë aktivistë mbanin një banderolë me mbishkrimin: deri kur; që nënkuptonte se deri kur shqiptarët do të detyroheshin të largoheshin nga vendi i tyre për shkak të keqqeverisjes. Kaq mjaftoi që truprojat e qeverisë t’i vërsuleshin protestuesve anti-Rama duke i dhunuar për disa minuta.
“Ne nuk kemi sulmuar askënd. Qëllimi i protestës ishte për t'i treguar Ramës që ne emigrantët nuk shitemi. U mblodhëm 150 veta. Aty kanë qenë shqiptarë pa përfaqësim partish, por secili vetëm si emigrant. Kemi 35 vjet dhe akoma shqiptarët rrezikojnë jetën në gomone. Për ditë vdesin njerëz në kanalin anglez”- thanë protestuesit për emisionin Piranjat.
Por kush ishin ata që rrahën shqiptarët e Londrës?
“U sulën 10 vetë, ishin shqiptarë, pjesë e security të Taulant Ballës, Benet Becit, Pjerin Ndreut, sepse secili ka pas rreth 10 me vete, sikur po shkonin në luftë. Na kanë rrahur me mjete të forta, me grushta në kokë. Njëri përfundoi në spital. Më shumë na vranë shqipërisht, që na goditën shqiptarët tanë. Ne thjesht protestuam ndaj keqqeverisjes, s’bëmë asgjë tjetër.”
Përtej kësaj ata theksuan se kjo dhunë nuk do t’i ndalojë aspak për të vazhduar protestat, por i bëjnë thirrje shqiptarëve që të marrin guximin dhe të rrëzojnë këtë sistem që i dërgoi rrugëve të botës.
edi rama ne londer emisioni piranjat
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 20:57
r.ll
festimet e shqiptareve ne athine
GREQI- Festimet e djeshme të shqiptarëve në sheshin "Sintagma" në Athinë, nuk janë pritur mi...
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 20:43
r.ll
KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut...
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 20:32
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, numri i aksidenteve rrugore si dhe personave të lënduar prej tyre vjen në rritje nga nj&...
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 20:23
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Festimet për 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut janë shoq&e...
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 20:01
r.ll
pamje nga video
MAQEDONI E VERIUT- Në të gjithë trevat ku ka shqiptarë ka pasur festime ditën e djeshme me rastin e 112-vjetorit t...
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 19:33
r.ll
autoret
GREQI- Policia greke ka publikuar identitetet e katër personave të akuzuar dhe të shpallur në kërkim p...
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 19:04
ZH.LL
policia e Kosoves
KOSOVË- Incidentet e fundit në veri të Kosovës kanë bërë që policia të shtojë masat e s...
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 18:31
r.ll
banesa
SHBA- Janë zbardhur detaje të lidhur me vdekjen e Pajtim dhe Sabrina Krasniqit, çiftit shqiptar nga Kosova që u gjetën t...
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 17:47
r.ll
viktima dhe vendngjarja
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nj&eu...
Aktualitet
29 Nëntor 2024, 17:26
ZH.LL
Foto ilustruese
VLORË- 30-vjeçari Arbër Shakaj, i cili ra nga një pallat në ndërtim në Vlorë, ka ndërruar je...