Aktualitet

Çifti shqiptar u gjetën të vdekur në apartamentin luksoz/ Zbardhen detaje, gruaja qëlloi disa herë me armë zjarri bashkëshortin dhe më pas veten

Të dhënat e pronave të qarkut Broward treguan se apartamenti luksoz në katin e 45-te ishte i marrë me qira.

29 Nëntor 2024, 18:31 Nga r.ll
Çifti shqiptar u gjetën të vdekur në apartamentin luksoz/
banesa

SHBA- Janë zbardhur detaje të lidhur me vdekjen e Pajtim dhe Sabrina Krasniqit, çiftit shqiptar nga Kosova që u gjetën të pajetë në një apartament në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia amerikane tha sot se 27-vjeçarja ka qëlluar me armë zjarri disa herë bashkëshortin e saj, 34 vjeç, dhe më pas veten.

"Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët", tha policia në njoftimin për media amerikane. Por ende nuk dihen arsyet që sollën tragjedinë. 

Një regjistrim i siguruar nga policia, i të shtënave me armë zjarri që shkaktoi alarmin ShotSpotter kapi pesë të shtëna radhazi, të ndjekura pas një pauze të shkurtër nga një e gjashtë. Të dhënat e pronave të qarkut Broward treguan se apartamenti luksoz në katin e 45-te ishte i marrë me qira.

Lidhur me tragjedinë e ndodhur më 27 nëntor, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit. Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze, akuzonte Sabrinën se i ka qëlluar për vdekje me armë zjarrin të vëllanë.

pajtim krasniqi sabrina krasniqi

Sondazh

Poll