Aktualitet

FOTO+EMRAT/ Tragjedi në familjen shqiptare, çifti i bashkëshortëve nga Kosova gjenden të vdekur në banesën e tyre në SHBA

Motra e viktimës ka akuzuar gruan e Pajtimit se e ka qëlluar të vëllanë me 5 plumba. 

29 Nëntor 2024, 17:47 Nga r.ll
FOTO+EMRAT/ Tragjedi në familjen shqiptare, çifti i
viktima dhe vendngjarja

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një çift shqiptar nga Kosova janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 27 nëntorit në ballkonin e banesës së tyre. Çifti janë identifikuar si Pajtim dhe Sabrina Krasniqi, të cilët u gjetën të vrarë në apartamentin e tyre në katin e 45-të.

Lidhur me tragjedinë e ndodhur, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit, Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze. Motra e viktimës ka akuzuar gruan e Pajtimit se e ka qëlluar të vëllanë me 5 plumba. 

“ Festën e Falenderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimitë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij. Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllëzërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë, Pajtim”, shkruan ajo.

FOTO+EMRAT/ Tragjedi në familjen shqiptare, çifti i
postimi i motres

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në mesnatë, ku dyshohet se janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, dhe më pas janë gjetur të vdekur burrë e grua. Akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyfishtë.

vrasje ne florida te shba pajtim krasniqi

Sondazh

Poll