Aktualitet

Banda shqiptare e drogës në shënjestër të një operacioni në Irlandë, sekuestrohen 23 makina dhe 400 mijë euro

Grupi kriminal shqiptar dyshohet se është përgjegjës për furnizimin e zonës së Dublin 15 me drogë.

29 Nëntor 2024, 17:22 Nga r.ll
Banda shqiptare e drogës në shënjestër të një
makinat e sekuestruara

IRLANDË- Një grup kriminal shqiptar që trafikonte drogë në zonën perëndimore të Dublinit ishte objektivi i një operacioni të madh ku u sekuestruan mbi 20 makina dhe 400,000 euro para.  Byroja e Pasurive Kriminale (CAB) ka kryer një sërë bastisjesh gjatë ditës së sotme, ku si rezultat u sekuestruan pajisje elektronike edhe sasi droge.

“Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 23 automjete së bashku me 400,000 euro para të gatshme dhe fonde të ngrira. Gjithashtu u sekuestrua një sasi bimësh kanabisi, pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme.”, thanë autoritetet në një deklaratë.

Në operacion u angazhuan 130 forca policore që kanë kryer kërkime në 14 vende të ndryshme në Dublinin perëndimor, që dyshohet se ushtronin aktivitetet e vazhdueshme grupi kriminal, shkruan Sunday World.

Sondazh

Poll