Bota

Një pako e dyshimtë në një stacion treni në Berlin ngre alarmin tek autoritetet gjermane, pezullohet qarkullimi për një orë

Përfaqësuesi i Policisë Federale të Berlinit, ka pikasur të arrestuarin në sallën qendrore të stacionit, të cilin e ka parë duke mbajtur pakon në dorë.

29 Nëntor 2024, 15:12 Nga r.ll
Një pako e dyshimtë në një stacion treni në Berlin ngre
foto ilustruese

BERLIN- Autoritetet gjermane janë alarmuar mesditën e sotme, pasi në stacionin e trenit Lichtenberg të Berlinit u pikas një pako e dyshimtë.

Policia ka lëvizur menjëherë për të evakuuar stacionin lokal, ndërsa qarkullimi i trenave është ndaluar. Sipas mediave të huaja, disa tela që dukeshin në pako mobilizuan autoritetet, ndërsa një burrë u arrestua lidhur me ngjarjen.

Përfaqësuesi i Policisë Federale të Berlinit, ka pikasur të arrestuarin në sallën qendrore të stacionit, të cilin e ka parë duke mbajtur pakon në dorë.

Piroteknikë të policisë federale mbërritën në vendin e braktisur dhe kontrolluan objektin për rrezik të mundshëm. "Më pas ata ishin në gjendje të jepnin dritën jeshile se nuk ekzistonte rrezik.," tha zëdhënësja e piroteknikës. Qarkullimi në stacion u rikthye pas rreth një ore.

berlin lichtenberg

Sondazh

Poll