Aktualitet

Vrasja e Eduart Reçit/ Vëllezërit Duka qëlluan dy herë drejt biznesmenit, plumbi i parë nuk e kapi viktimën, pas ngjarjes u arratisën në një tunel

Ndërkohë raportohet se pas krimit ata janë larguar pa gjurmë në një tunel. Gjithashtu bëhet me dije se viktima nuk është vrarë nga tentativa e parë pasi plumbi nuk e kapi Reçin.

29 Nëntor 2024, 14:12 Nga N.F
Vrasja e Eduart Reçit/ Vëllezërit Duka qëlluan dy
Eduart Reçi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, nga vëllezërit, Shkëlqim dhe Florjan Duka. Nga detajet e reja bëhet me dije se dy vëllezërit e kanë ndjekur shënjestrën e tyre 5 ditë rrjesht para se të ndërmerrnin aktin e rëndë. Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje.

Ndërkohë raportohet se pas krimit ata janë larguar pa gjurmë në një tunel. Gjithashtu bëhet me dije se viktima nuk është vrarë nga tentativa e parë pasi plumbi nuk e kapi Reçin. Me tentativën e dytë ata ishin të saktë dhe fatalë në të njëjtën kohë pasi qëlluan në kokë biznesmenin. Reçi nuk arriti tu shpëtonte plagëve dhe humbi jetën në spital.

Vrasja ndodhi më 13 nëntor në sheshin e pallatit ku ai ndodhej bashkë me bashkëshorten e tij, duke pastruar ambientin poshtë. Në një moment që ka dal jashtë dhe ndërsa po plasenin fishekzjarre, Eduart Reçi është rrëzuar dhe ka rënë në tokë. Bashkëshortja e tij fillimisht ka menduar se ai është lënduar në kokë nga fishekzjarret duke mos kuptuar se ishte plumb. 

Ndërkohë dy autorët, vëllezërit Florian dhe Shkëlqim Duka, janë arrestuar më 24 nëntor. Shkëlqim Duka, polic në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë vrasjen. Ndryshe nga ai, vëllai tjetër, Florian Duka, ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit, duke pretenduar se nuk është pjesë e ngjarjes.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat dhe lokalin e vëllezërve Duka, që ndodhen afër vendit të ngjarjes, u sekuestruan prova të tjera materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se vëllezërit Duka kishin pasur një konflikt të hapur me Reçin lidhur me pronësinë e truallit ku ai po planifikonte ndërtimin e pallatit.

eduart reçi

Sondazh

Poll