Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet e vajzës së Pajtime Fetahut, pedagogia e lidhur me bandat e Elbasanit

E pikërisht në atë moment, kur Megi ka qenë rreth të 30-ave, ajo shfaqet duke kërcyer krah të ëmës së saj, Pajtime Fetah, tashmë e arrestuar nga SPAK.

29 Nëntor 2024, 13:33 Nga I.A
VIDEO/ Dalin pamjet e vajzës së Pajtime Fetahut, pedagogia e lidhur me
Pamjet

ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë të Megi Fetahut, vajzës së ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila bënte lidhjen mes mamasë së saj dhe kapobandës Suel Çela. Sipas BoldNews në videon e mëposhtme të publikuar nga emisioni Stop disa vite më parë, shihet vajza e Pajtime Fetahut së bashku me mamanë e saj në një lokal në Elbasan duke kërcyer.   

 

Megi Fetah, edhe pse në një post si pedagoge, është shumë e vështirë për të gjetur një foto të portretit të saj, ku fotoja e saj mungon edhe tek “website” i universitetit, ndryshe nga pedagogët e tjerë. E pikërisht në atë moment, kur Megi ka qenë rreth të 30-ave, ajo shfaqet duke kërcyer krah të ëmës së saj, Pajtime Fetah, tashmë e arrestuar nga SPAK.

VIDEO/ Dalin pamjet e vajzës së Pajtime Fetahut, pedagogia e lidhur me
Megi Fetah

Operacioni i SPAK

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 18 udhërarreste në burg, një urdhërarrest në shtepi dhe dy masa sigurie. Deri më tani janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre.

Konkretisht masa “arrest në burg” është ekzekutuar për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu (gjatë ushtrimit të detyrës i shërbente krimit, ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan), ish-kreun e gjyqtarëve në Elbasan Zihni Shahu, ish-shefin e krimeve në Tiranë, Dedan Gjonin (aktualisht në burg për dosjen “Metamorfoza 2”) dhe biznesmenin Marsel alias Bujar Shega (dyshohet se pastronte paratë e grupeve kriminale përmes kompanive të tij).

Në kuadër të operacionit që është zhvilluar dhe në Tiranë janë kontrolluar një sërë banesash, kryesisht në qytetin e Elbasanit, ish-gjyqtarësh, përfshirë edhe ato të Zihni Shahut dhe Taulant Tafës, dhe 2 ish-prokurorëve. Të sipërpërmendurit dyshohet se kanë dhënë vendime korruptive duke favorizuar Suel Çelën dhe grupin e tij kriminal. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. Operacioni u organizuar pas zbërthimit të bisedave në SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. Operacioni i SPAK për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane.

megi fetah pajtime fetahu suel Çela

Sondazh

Poll