Aktualitet

Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, arrestohen 6 persona në Tiranë, një 17-vjeçar nën hetim

Gjithashtu mësohet se 6 aparatet celulare të këtyre personave dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

29 Nëntor 2024, 14:08 Nga M.B
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, arrestohen 6 persona
Foto ilustruese

TIRANA- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme. Ndërkohë bëhet me dije se do të hetohet në gjendje të lirë edhe një 17-vjeçar. Gjithashtu mësohet se 6 aparatet celulare të këtyre personave dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 5".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T. 6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll