Aktualitet

“Do shembet”, Neritan Liçaj i përgjigjet Veliajt: Teatri s’është pronë e bashkisë, të hidhet përpjetë fiqisti me

27 Dhjetor 2019, 19:50 Nga DOSJA
“Do shembet”, Neritan Liçaj i përgjigjet Veliajt: Teatri

TIRANË- Aktori Neritan Liçaj e ka konsideruar një paligjshmëri gjithçka që po bëhet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Duke e quajtur një fiqist, Liçaj u shpreh se Erion Veliaj e ka gabim kur thotë se Teatri është pronë e Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në “Intervistën e Mbrëmjes”, aktori tha se Veliaj së pari duhet të marrë vesh nga politika pastaj të marrë vendime të tilla.

“E gjitha është një paligjshmëri. Fiqisti bën një gabim të madh kur thotë është pronë e bashkisë. Nuk është pronë e bashkisë. Të hidhet përpjetë ai me gjithë fiq. Këtij mjeranit që bën atë populizmit idiot. 

Imagjinoni kryeqyteti më i madh, kryeqyteti i Shqipërisë me 1 milionë banorë ka për kryebashkiak një Lali si me qenë karrocier. Mirë që nuk merr vesh nga politika dhe nuk di të bëjë politikë por është aq i çartur sa nuk di të llogarisë dhe forcat. 99.9 % e shqiptarëve janë për mosprishjen e teatrit. Vetëm Lali çitjanja kryeministror dhe 5 shërbëtorë të tij e mendojnë. 

Vetëm një gjë duhet të ketë parasysh ai Lali që janë 4 personalitet që kanë marrë çmime Nobel  që janë pro Teatrit Kombëtar. Janë teatro kombëtarë evropianë që e mbrojnë, është Evropa Nostra, është Këshilli i Evropës është Parlamenti i Europian. Ai Lali para se të asfaltojë ndonjë zë gjë tjetër, para se të vendosë vijën e kuqe atje duhet të marrë vesh nga politika se nuk merr vesh fare.”, u shpreh Neritan Liçaj. 

(Marrë nga RTV Ora)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj neritan licaj protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar erion veliaj neritan licaj protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2019, 14:15

IGUMENICË- Detaje të reja janë zbardhur nga shkëmbimi i zjárrit në kufirin greko-shqiptar mes policisë greke dhe një bande hajdutësh të përbërë nga shqipta...