Sport

VIDEO / Hummels shpëton Romën nga humbja, Rangers i Bajramit fiton 4-1!

Ndërkohë që në Premier League Ruben Amorim e nisi me barazim aventurën me Manchester United, në Europa league ai arriti të marrë një fitore me përmbysje ndaj Bodo/Glimt 3-2.

28 Nëntor 2024, 23:03 Nga DOSJA
VIDEO / Hummels shpëton Romën nga humbja, Rangers i Bajramit fiton

ITALI - Roma arrin të shpëtojë në kohën shtesë humbjen ndaj Tottenham i cili udhëhoqi për shumë minuta takimin në 2-1. Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me avantazhin e Hotspurs me rezultatin 2-1. 5 minuta lojë iu deshën Tottenham për të marrë avantazhin me Son që ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Roma reagoi dhe barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ndiçkas, ndërkohë që pak çaste më vonë El Sharaawy shënoi sërish për verdhekuqtë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Në krahun tjetër Tottenham nuk gaboi dhe rimori avantazhin në 2-1 me golin e Brennan Johnson. Në fraksionin e dytë të takimit gjërat u dukën se nuk do të ndryshonin pasi edhe minuta e 90-t u mbyll me ato shifra, por pa sinjalizuar arbitri fundin e ndeshjes, Humels barazpeshon gjithçka duke e çuar takimin në 2-2 dhe duke i ndarë nga një pike që gjithësesi, pak i vlen verdhekuqëve të Ranierit që mbeten me 5 pikë në vendin e 24-t.

Ndërkohë që në Premier League Ruben Amorim e nisi me barazim aventurën me Manchester United, në Europa League ai arriti të marrë një fitore me përmbysje ndaj Bodo/Glimt 3-2. Manchester United e filloi këtë takim me një gol shumë të shpejtë teksa Garnacho i dha avantazhin në 1-0. Por BodoGlimt reagoi shpejt dhe në harkun e 4 minutave përmbysi gjithcka me golat e Evjen dhe Zinckernagel për të marrë kryesimin në 2-1. Në fundin e pjesës së parë "Djajtë e kuq" barazuan rezultatin në 2-2 me golin e Hojlund. Në fillimin e pjesës së dytë, Hojlund realizoi golin e përmbysjes për "Djajtë", në 3-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll