Sport

Man.United shpenzoi 22.5 milionë euro për trajnerët në një muaj, ndaj dhe merkato e janarit mund të jetë e shkurtër…

Rregullat e kontrollit financiar janë shumë të rrepta në Premier League

28 Nëntor 2024, 18:22 Nga DOSJA
Man.United shpenzoi 22.5 milionë euro për trajnerët në

ANGLI - Manchester United zbuloi shpenzimet e bëra muajin e kaluar me shkarkimin e Ten Hag dhe punësimin e Ruben Amorimit dhe shtypi anglez sugjeron faktin se janë shpenzuar 22.5 milionë euro, gjë që mund të kenë ndikim në tregun e janarit.

Me largimin e holandezit, i cili kishte rinovuar kontratën disa muaj më pare, “Djajtë e Kuq” shpenzuan 12.5 milionë euro. Ruud van Nistelrooy drejtoi përkohësisht ekipin deri në ardhjen e Ruben Amorimit, nënshkrimi i të cilit i kushtoi klubit anglez 10 milionë euro.

Rregullat e kontrollit financiar të Premier League janë shumë të shtrënguara dhe 'Manchester Evening News' ngre mundësinë që këto shpenzime të ndikojnë në buxhetin e disponueshëm për nënshkrimet në merkaton e janarit.

Kujtojmë se Ruben Amorim debutoi me barazim ndaj Ipswich (1-1) dhe se sot pret Bodo/Glimt në Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll