Sport

Cole Palmer i rrëfen Zolës: “Unë qëndroj në fushë pas stërvitjes... jam i varur!”

Ylli i Chelseat kujton fëmijërinë për të justifikuar mentalitetin dhe formën sportive aktuale

28 Nëntor 2024, 18:41 Nga DOSJA
Cole Palmer i rrëfen Zolës: “Unë qëndroj në

ANGLI - Cole Palmer, 21 vjeç, është bërë një nga figurat më të rëndësishme te Chelsea dhe futbollin anglez. Cilësia teknike e lojtarit, e kombinuar me një komunikim të veçantë, por efikas, do të thotë që ylli theksohet gjithnjë e më shumë nga shtypi kërkues britanik.

Këtë herë anglezi është në lajm, pasi i ka rrëfyer legjendës Gianfranco Zola se ai është i varur nga stërvitjet dhe për këtë arsye shpesh duhet të largohet nga fusha prej trajnerit Enzo Maresca.

"Po, zakonisht qëndroj në fushë... pas stërvitjes. Ndonjëherë zoti Maresca më lë. Por jo gjithmonë, sepse e di që ndonjëherë unë e ekzagjeroj. Por e vërteta është, se për mua do të qëndroja gjithë ditën atje",- është shprehur ai në një programi në YouTube, i prezantuar nga italiani Zola, një nga figurat më të mëdha të klubit londinez.

"Është një varësi dhe ndonjëherë më kërkojnë të qetësohem pak pas stërvitjes. Mendoj se kam arritur në këtë mënyrë, sepse kam qenë gjithmonë një nga fëmijët më të vegjël dhe kam luajtur me fëmijë më të mëdhenj.

Kështu kuptova se duhej të punoja më shumë për të përsosur aftësitë e mia, por tani i kam arritur të gjitha, për sa i përket peshës dhe gjatësisë”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll