Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Zv.drejtori i Policisë: Nuk është përdorur thika e postuar në rrjetet sociale! Po bëhen ende ekzaminime, së shpejti do dalim në një përfundim

Sipas tij thika e cila u postua në rrjetet sociale është tjetër. Ismaili theksoi se nga ekzaminimi i thikës ka mbetje të gjakut, por po bëhen ende ekzaminime dhe së shpejti do dalim në një përfundim. 

28 Nëntor 2024, 22:42 Nga N.F

Vrasja e Martin Canit/ Zv.drejtori i Policisë: Nuk është

TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani është sërish në qendër të vëmendjes ndërsa kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja e rëndë në kryeqytet. Erion Ismaili, zëvendësdrejtor i Krimit në Tiranë në emisionin “Top Story” në Top Channel dha më shumë detaje në lidhje me sherrin mes viktimës dhe të miturit.

Sipas tij thika e cila u postua në rrjetet sociale është tjetër. Ismaili theksoi se nga ekzaminimi i thikës ka mbetje të gjakut, por po bëhen ende ekzaminime dhe së shpejti do dalim në një përfundim. 

“Thika që është postuar është tjetër. Nuk është ajo. Nga ekzaminimi i thikës ka mbetje të gjakut, po bëhen ende ekzaminime dhe së shpejti do dalim në një përfundim. Ajo çfarë ne themi në komunikatën e policisë është e vërtetë. Procesi hetimor nuk ka mbaruar vazhdon. Është spekuluar.”, tha ai.

vrasja e martin canit erion ismaili

Sondazh

Poll