Bota

"Ka shkelje sot nga Izraeli"/ Hezbollahu: Sulmet izraelite ndaj civilëve libanezë ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit

“Armiku izraelit po sulmon ata që kthehen në fshatrat kufitare”, u tha Fadlallah gazetarëve pas një seance parlamenti. “Ka shkelje sot nga Izraeli, edhe në këtë formë,” shtoi ai.

28 Nëntor 2024, 13:12 Nga ZH.LL
"Ka shkelje sot nga Izraeli"/ Hezbollahu: Sulmet izraelite ndaj
sulmet

LIBAN- Hassan Fadlallah, një anëtar i Hezbollahut në parlamentin libanez, thotë se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit duke hapur zjarr ndaj civilëve që ktheheshin në shtëpi në fshatrat e tyre përgjatë kufirit jugor të Libanit me Izraelin.

“Armiku izraelit po sulmon ata që kthehen në fshatrat kufitare”, u tha Fadlallah gazetarëve pas një seance parlamenti. “Ka shkelje sot nga Izraeli, edhe në këtë formë,” shtoi ai.

Duke folur gjatë inspektimit të vendit të sulmit ajror në Bejrut, Fadlallah tha se "armiku izraelit" kërkon të "hakmerret ndaj të gjithë mbështetësve të rezistencës dhe të gjithë libanezëve".

Më herët gjatë të enjtes, ushtria izraelite më herët tha se forcat e saj hapën zjarr ndaj "të dyshuarve" që mbërrinin me automjete në një numër zonash në Libanin jugor.

Një armëpushim midis Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah hyri në fuqi të mërkurën sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca, që synon të lejojë njerëzit në të dy vendet të fillojnë të kthehen në shtëpitë në zonat kufitare të shkatërruara nga 14 muaj luftime.

 

 

 

izrael hezbollah sulmet armepushimi

Sondazh

Poll