28 Nëntor 2024, 10:43
Nga M.B
Fotografi e realizuar gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave të Bosnjës, e mbajtur në tetor 2024.
SARAJEVA- Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë vendim për të anuluar samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE), i cili ishte planifikuar të mbahej më 4 dhe 5 dhjetor në Neum, në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez.
“Samiti është anuluar sepse ka dështuar tenderi për organizimin e kësaj ngjarjeje. Ka pasur një ankesë ndaj atyre që u kualifikuan si ofertuesit më të mirë”, tha Helez për Radion Evropa e Lirë.
Ai shtoi se tenderi i ri për organizimin e samitit do të shpallet “menjëherë” dhe se me shumë gjasë kjo ngjarje mund të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.
Kjo ngjarje ishte planifikuar të mblidhte udhëheqësit kryesorë nga rajoni dhe BE-ja, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shqyrtuar çështje të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore.
Në samit, megjithëse nuk ishte konfirmuar zyrtarisht, siç është thënë për REL nga Delegacioni i BE-së në Bosnje e Hercegovinë, pritej të merrte pjesë edhe Marta Kos, e cila më 1 dhjetor merr detyrën e komisionares së BE-së për Zgjerimin. Kjo do të ishte një nga vizitat e saj të para zyrtare./ REL
bosnje hercegovina
Bota
28 Nëntor 2024, 10:09
ZH.LL
pamje nga permbytjet
INDONEZI- Të paktën 27 persona kanë vdekur pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën veriun e ishu...
Bota
28 Nëntor 2024, 09:42
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Mund të jetë e vështirë të imagjinohet Evropa Lindore pa luftën Rusi-Ukrainë. Pas gati tre...
Bota
28 Nëntor 2024, 08:24
M.B
Keith Kellogg, shef i shtabit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në SHBA
SHBA- Presidenti i ardhshëm i SHBA-s&eum...
Bota
28 Nëntor 2024, 08:19
M.B
Foto ilustruese
KINA- VW ishte nën presion në provincën Xinjiangtë Kinës veriperëndimore, sepse aktivistët e t...
Bota
28 Nëntor 2024, 08:10
ZH.LL
Foto ilustruese
UKRAINË- Rusia ka kryer një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Ministri i Energjisë i U...
Bota
28 Nëntor 2024, 08:00
E. D
foto ilustruese
GJERMNAI- Shefi i inteligjencës gjermane ka thënë se sulmet e përhapura hibride të Rusisë kundër ob...
Bota
28 Nëntor 2024, 07:54
ZH.LL
Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë, ndërsa udhë...
Bota
28 Nëntor 2024, 07:47
E. D
Volodymyr Zelenskyy dhe Joe Biden
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Joe Biden po përgatit një paketë arm&e...
Bota
28 Nëntor 2024, 07:43
ZH.LL
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbrojti menaxhimin e shtetit të përmbytjeve përballë kritikave nga Parti...
Bota
28 Nëntor 2024, 07:39
E. D
foto ilustruese
RUMANI- Agjencia më e lartë e sigurisë e Rumanisë tha të enjten se po heton ndërhyrjen e mundshme të hua...