Aktualitet

"E shkuara është e shkuar, të shohim drejt së ardhmes!" Nipi i Ismail Qemalit: Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh

Ndër të pranishmit ishte dhe nipi i Ismail Qemalit, Nedim Kemal Vlora, i cili dha një mesazh të veçantë. Ai ai uroi Pavarësinë, duke theksuar se është me rëndësi që Shqipëria dhe shqiptarët të shohin drejt të ardhmes.

28 Nëntor 2024, 10:51 Nga M.B
"E shkuara është e shkuar, të shohim drejt së
Nedim Kemal Vlora

VLORA- Në ditën e Pavarësisë, në Vlorë u mbajt edhe ceremonia e Ngritjes së Flamurit, ku të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, si edhe Presidenti Bajram Begaj. Ndër të pranishmit ishte dhe nipi i Ismail Qemalit, Nedim Kemal Vlora, i cili dha një mesazh të veçantë. Ai ai uroi Pavarësinë, duke theksuar se është me rëndësi që Shqipëria dhe shqiptarët të shohin drejt të ardhmes.

“112 vite por është si të jetë viti i parë, të paktën për mua, sepse emocioni teksa shoh të ngrihet flamuri është gjithnjë i njëjtë. Mbase, e njëjta që ka provuar gjyshi në vitin e largët 1912. Do të doja të bëja një urim për vendin. E shkuara është e shkuar tashmë të shohim drejt të ardhmes. Uroj që Shqipëria të mund të ketë një të ardhme të ndritur, gjithmonë e më të mirë, rroftë Shqipëria dhe shqiptarët", tha ai.

28 nentori

Sondazh

Poll