Aktualitet

"Vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer!" Dita e Pavarësisë/ Policia e Shtetit: Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohemi shumë më shumë!

Me anë të një postimi në rrjetet sociale në profilin zyrtar të Policisë së Shteti thuhet se përgjatë 112 viteve të shtetit të pavarur shqiptar, institucioni në fjalë ka qenë kontribuese kryesore që te shtetndërtimi, te imazhi i shtetit shqiptar, si dhe te besimi e shpresa e qytetarëve te ligji.

28 Nëntor 2024, 09:21 Nga M.B
"Vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer!" Dita e
Foto ilustruese

TIRANA- Policia e Shtetit ka uruar shqiptarët sot në kuadër të ditës së Pavarësisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale në profilin zyrtar të Policisë së Shteti thuhet se përgjatë 112 viteve të shtetit të pavarur shqiptar, institucioni në fjalë ka qenë kontribuese kryesore që te shtetndërtimi, te imazhi i shtetit shqiptar, si dhe te besimi e shpresa e qytetarëve te ligji.

Policia e Shtetit shton se koha ka rrjedhur, por vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer i punonjësve të saj. Puna dhe sakrifica e tyre, shkruhet në postim, dhe e qindra Dëshmorëve të Policisë janë gdhendur me lavdi në historinë e Shqipërisë.

Gjithashtu Policia e Shtetit thotë se28 e 29 Nëntori i gjen krenarë për sa kanë bërë dhe të vetëdijshëm që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohen shumë më shumë, punë, angazhim, sakrificë, humanizëm dhe shërbim akoma më cilësor.

POSTIMI:

“…Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të, luftojmë ne.”

Përgjatë 112 viteve të shtetit të pavarur shqiptar, Policia e Shtetit ka qenë kontribuese kryesore që te shtetndërtimi, te imazhi i shtetit shqiptar, si dhe te besimi e shpresa e qytetarëve te ligji.

Koha ka rrjedhur, vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer i punonjësve të Policisë së Shtetit. Puna dhe sakrifica e tyre dhe e qindra Dëshmorëve të Policisë janë gdhendur me lavdi në historinë e Shqipërisë.

28 e 29 Nëntori na gjen krenarë për sa kemi bërë dhe të vetëdijshëm që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohemi shumë më shumë, punë, angazhim, sakrificë, humanizëm dhe shërbim akoma më cilësor.

Shteti, Policia dhe qytetarët janë simbioza ekzistenciale për të ardhmen e dëshiruar në vendin tonë.

Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar festat e Nëntorit!

28 nentori

Sondazh

Poll