Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira të dendura, ja si parashikohet moti për sot

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

28 Nëntor 2024, 07:15 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira të dendura, ja si parashikohet moti për
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezentë në orët e pasdites fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 8m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 14°C,

në zonat e ulëta 1 deri 21°C,

në zonat bregdetare 6 deri 21°C.

moti

Sondazh

Poll