Politike

GJKKO hoqi masën e arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës/ Paralajmëron SPAK: Do të ankimojmë vendimin!

Mësohet se Gjykata e Posaçme Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

27 Nëntor 2024, 14:47 Nga ZH.LL
GJKKO hoqi masën e arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës/
Sali Berisha

TIRANË- GJKKO mori sot vendimin për të hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha. Menjëherë pas njoftimit të lirimit të Berishës, SPAK ka paralajmëruar se do të ankimojë vendimin.

Mësohet se Gjykata e Posaçme Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) është shprehur se do të ankimojë vendimin e GJKKO për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj Sali Berisha.

Ndërkohë që seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

sali berisha spak vendimi apeli

Sondazh

Poll