Politike

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Lideri i demokratëve, Berisha theksoi në fjalën e tij se ndaj opozitës u bë një grusht shteti dhe autori kryesor është Rama.

27 Nëntor 2024, 14:17 Nga ZH.LL
Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në mbyllje të fjalës së tij para selisë blu, iu drejtua kryeministrit Rama për krijimin e qeverisë teknike.

Lideri i demokratëve, Berisha theksoi në fjalën e tij se ndaj opozitës u bë një grusht shteti dhe autori kryesor është Rama.

Teksa mbylli fjalimin, Berisha i ftoi të gjithë të bashkohen në mosbindjen civile, si beteja finale ndaj së keqes. 

"Kam dhe një fjalë të fundit për autorin kryesor të këtij grushti shteti që iu bë opozitës shqiptare.
Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!
Se vetë Zoti e ka thënë, që të kthehem unë, pastroni shtëpinë.
Ne do pastrojmë shtëpinë tonë me ndihmën e Zotit, besimin e pakthyeshëm në vlerat dhe parimet tona!
Krijo qeverinë teknike se mosbindja civile është gati në radhë.
Këta burra e gra, djem dhe vajza do kenë liderin e tyre me vete.
Këto shqiptarë duan përgjigje nga ty!
Sepse piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq përfundimisht.
Do përgjigjesh si puçist për grushtin e shtetit që bëre kundër opozitës!
Do përgjigjesh për një vit që e ke lënë ata me kryetar të izoluar.
Do përgjigjesh për atentatin që organizove kundër tij me qëllim që ta heshtje.
Do përgjigjesh për 2 vite që grabite flamurin e PD.
Prandaj ke vetëm një rrugë. Qeverinë teknike!
Dhe të shkojmë në zgjedhje të lira.
Pse ke frikë nga vota e shqiptarëve? Pse ke frikë Edi Rama?
Për të mbyllur, i them çdo shqiptari. Sot ishte një fitore, por kemi akoma shumë punë për të triumfuar.
Ftoj të na bashkohen që të gjithë.
Rininë, pensionistët, opozitarët e rinj dhe ata të vjetrit. Shqiptarët pa parti. Biznesmenët. Nënat, baballarët, vëllezërit dhe motrat. Socialistët. Por edhe ata punonjës të administratës policë, ushtarake, që janë të ndershëm dhe bëjnë punën e tyre ne përputhje me ligjin çdo ditë.
Boll keni vuajtur ju dhe Shqipëria prej Edi Ramës. Boll ka qenë Shqipëria peng i aleancës së qelbësirave. Peng i krimit. Peng i Rilindjes.
Shqipërinë do ta shpëtojmë bashkë!
Bashkohuni në mosbindje civile, në betejën finale ndaj së keqes! Se bashku triumfojmë mbi çdo armik, firmosim çdo fitore!
Është radha jonë!
O sot, o kurrë! Fitore, fitore, fitore!", u shpreh Berisha.

sali berisha pd deklarate

Sondazh

Poll