Aktualitet

Nuk pranoi ndarjen dhe e dhunoi brutalisht partneren, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Siç raportohet 35-vjeçari abuzonte vazhdimisht me partneren, e për këtë arsye ajo i kishte kërkuar ndarjen.

26 Nëntor 2024, 20:45 Nga E. D
Nuk pranoi ndarjen dhe e dhunoi brutalisht partneren, arrestohet
foto ilustruese

ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij. Siç raportohet 35-vjeçari abuzonte vazhdimisht me partneren, e për këtë arsye ajo i kishte kërkuar ndarjen.

Por 35-vjeçari nuk ka pranuar diçka të tillë, e për pasojë debati mes tyre ka agravuar deri në dhunë fizike ndaj partneres. Gjithashtu ka qenë fqinji i çiftit ai që ka denoncuar rastin në polici, pasi dëgjoi britmat e 40-vjeçares nga dhuna.

policia italiane

Sondazh

Poll