Aktualitet

FOTOLAJM/ 3 orë mosbindje civile e opozitës, protestuesit "luftuan" me gazin lotsjellës dhe ujin me lëndë djegëse

Protesta nisi me tensione dhe përplasje pas bllokimit të qarkullimit. Policia tentoi disa herë të rihapte qarkullimin por kjo nuk është pritur mirë nga protestuesit. Aty ka nisur përplasja mes protestuesve dhe policisë. 

26 Nëntor 2024, 20:02 Nga N.F
FOTOLAJM/ 3 orë mosbindje civile e opozitës, protestuesit
Protesta

TIRANË- Opozita ka zhvilluar ditën e sotme protestën e radhës në Tiranë. Deputetë të opozitës dhe protestues janë ndarë në 5 pika të ndryshme të Tiranës ndërsa kanë bllokuar qarkullimin. Protesta nisi me tensione dhe përplasje pas bllokimit të qarkullimit. Policia tentoi disa herë të rihapte qarkullimin por kjo nuk është pritur mirë nga protestuesit. Aty ka nisur përplasja mes protestuesve dhe policisë. 

Gjithashtu gjatë protestës është përdorur ujë me lëndë djegëse dhe gazlotsjellës nga policia e cila e ka hedhur drejt protestuesve. Shumë protestues shfaqën probleme shëndetësore ndërsa ka patur edhe raste që kanë humbur ndjenjat. 

protesta e opozites 26 nentor 2026

Sondazh

Poll