Aktualitet

Nuk u ndje mirë, një tjetër protestuese humb ndjenjat, Xhixho i qëndron pranë gruas (FOTO)

Në fillim u dyshua se protestuesja u godit nga ndonjë mjet pasi qarkullimi aty u rihap edhe pse protestuesit "luftuan" me gazin lotsjellës. Por më pas u raportua se protestuesja nuk është ndjerë mirë pasi është hedhur uji dhe gazi lotsjellës në drejtim të protestuesve.

26 Nëntor 2024, 18:44 Nga N.F
Nuk u ndje mirë, një tjetër protestuese humb ndjenjat, Xhixho i
Xhixho me gruan

TIRANË- Një tjetër protestuese nuk është ndjerë mirë gjatë protestës së opozitës te "Sheshi Willson". Në fillim u dyshua se protestuesja u godit nga ndonjë mjet pasi qarkullimi aty u rihap edhe pse protestuesit "luftuan" me gazin lotsjellës. Por më pas u raportua se protestuesja nuk është ndjerë mirë pasi është hedhur uji dhe gazi lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Më tej siç shihet edhe nga pamjet pranë gruas ka qëndruar deputetja e PL-së, Erisa Xhixho. Protestuesja u mor nga rruga nga një polic dhe u transportua në një cep të qetë të "Sheshit Willson" ku më pas u ndihmua nga Xhixho.

protesta e opozites 26 nentor 2024

Sondazh

Poll