Aktualitet

Kapen me 30 kg marijuanë në makinë, arrestohen dy shqiptare në Greqi

Gjithashtu pas ndjekjes së një mjeti qe vinte nga kufiri greko-shqiptar, policia ka sekuestruar brenda tij dy çanta që përmbanin pesë pako me 30 kg 50 gram marijuanë.

26 Nëntor 2024, 17:01 Nga E. D
Kapen me 30 kg marijuanë në makinë, arrestohen dy shqiptare
foto ilustruese

GREQI- Dy shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria në Greqi. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani.

Gjithashtu pas ndjekjes së një mjeti qe vinte nga kufiri greko-shqiptar, policia ka sekuestruar brenda tij dy çanta që përmbanin pesë pako me 30 kg 50 gram marijuanë.

Gjithashtu në prangat e policisë greke ranë drejtuesja e mjetit 25 vjeçe dhe pasagjerja 54 vjeçe, të dyja shqiptare. Po ashtu mësohet se atyre iu sekuestruan edhe 4 celularë, 110 euro dhe 1200 lekë.

policia greke

Sondazh

Poll