Aktualitet

VIDEO/ Qëllohet me plumb në kokë, momenti kur ekzekutohet biznesmeni Eduart Reçi

Gjatë momentit që qëllohet ai ka qenë duke folur në celular, ndërsa dyshohet se autorët ishin vendosur në shkallët e një hoteli përballë.

26 Nëntor 2024, 14:54 Nga I.A
VIDEO/ Qëllohet me plumb në kokë, momenti kur ekzekutohet
Vrasja

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi disa ditë më parë. Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, shihet momenti teksa Reçi del nga lokali poshtë pallatit të tij, ecën ngadalë dhe qëllohet me një plumb në kokë duke rënë direkt në tokë. Gjatë momentit që qëllohet ai ka qenë duke folur në celular, ndërsa dyshohet se autorët ishin vendosur në shkallët e një hoteli përballë.

 

Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë në sheshin e pallatit me bashkëshorten duke pastruar ambientin poshtë dhe ka hyrë e dalë disa herë në pallat. Sipas informacioneve, në një moment që ka dal jashtë dhe kur zhurma e fishekzjarreve kishte nisur për të kamofluar zhurmën e armës, Eduart Reçi është rrëzuar dhe ka rënë në tokë.

Bashkëshortja e tij fillimisht ka menduar se ai është lënduar në kokë nga fishekzjarret duke mos kuptuar se ishte plumb. Momentalisht mbetet e papërcaktuar se nga çfarë arme u qëllua Reçi. Grupi hetimor ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Duka e ka ruajtur për 6 ditë viktimën. Nga pamjet filmike ka rezultuar se Duka ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit. 

eduart reçi

Sondazh

Poll