Bota

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Izmir të Turqisë (VIDEO)

Deri më tani nuk ka informacione për viktima. Në të njëjtat rafineri ka pasur një shpërthim në vitin 2017, me katër të vdekur dhe një të plagosur.

25 Nëntor 2024, 20:58 Nga N.F
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Izmir të
Pamje nga vendi i ngjarjes

TURQI- Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 20:10 në rafineritë e kompanisë Tupras, në zonën Aliaga të Izmirit, raportojnë mediat turke. Deri më tani nuk ka informacione për viktima. Në të njëjtat rafineri ka pasur një shpërthim në vitin 2017, me katër të vdekur dhe një të plagosur.

Gjithashtu, më 5 nëntor të këtij viti, një shpërthim i fortë ndodhi në rafineritë e së njëjtës kompani në Nikomedia (Izmit), afërsisht 95 kilometra në lindje të Stambollit. Nga ai shpërthim janë lënduar 12 persona, thuhet në njoftimin e kompanisë.

 

izmir turqi

Sondazh

Poll