Bota

VIDEO/ Digjet lagjia më e varfër në Manila, flakët për më shumë se 8 orë aktive, shkrumbohen 1000 banesa

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, rreth 8,000 njerëz u zhvendosën nga zona për shkak të zjarrit. Pamjet me dron treguan momentet e shkatërrimit masiv. Autoritetet janë ende duke hetuar shkaqet e zjarrit shkatërrues.

25 Nëntor 2024, 19:36 Nga N.F
VIDEO/ Digjet lagjia më e varfër në Manila, flakët për
Zjarri

FILIPINË- Një zjarr i madh “përpiu” lagjen e varfër më të madhe në Manila në Filipine duke lënë të pastrehë 2000 familje. Zjarri ishte aktiv për gati tetë orë ndërsa në rrafshoi rreth 1000 shtëpi.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, rreth 8,000 njerëz u zhvendosën nga zona për shkak të zjarrit. Pamjet me dron treguan momentet e shkatërrimit masiv. Autoritetet janë ende duke hetuar shkaqet e zjarrit shkatërrues. Sipas CNN, zjarret në lagjet e varfëra të Manilës shpesh shkaktohen nga telat elektrikë të dëmtuar ose nga bombolat e gazit.


Isla Puting Bato ndodhet në distriktin Tondo, i cili është lagje e varfër më e madhe në kryeqytetin e Filipineve dhe është shtëpia e afërsisht 654,220 njerëzve. Shumë prej tyre jetojnë në kasolle të vendosura në rrugët e zëna pranë portit të ngarkuar tregtar.

 

filipine manila zjarr

Sondazh

Poll