25 Nëntor 2024, 14:13
Nga M.B
Pajtime Fetahu
ELBASAN- Nga operacioni i nisur mbrëmjen e shkuar në Elbasan u zbulua se ishin lëshuar masa arresti për dy ish-gjytarët Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu si dhe ishte ushtruar kontroll në banesën e ish-gjyqtarit tjetër Taulant Tafa. Por kush janë 3 ish-magjistratët?
Taulant Tafa
Ish-gjyqtari Taulant Tafa ndodhet në të njëjtën dosje penale të SPAK për përgjimet SKY ECC me ish-gjyqtarët Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Tafa pati probleme gjatë procesit të vetting-ut një vit më parë. Ai u shkarkua më 24 Prill 2023 me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK. Teksa e ka apeluar çështjen prej muajit korrik 2023 dhe ende nuk ka vendim të formës së prerë.
Gjatë seancave dëgjimore në shkallën e parë Tafa dha shpjegime për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Tafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Në korrik 2022, Tafa u përball me një procedim disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për vendimin e tij për uljen e dënimit me 720 ditë për Arben Grorin. ILD kërkoi shkarkimin e tij, por KLGJ vendosi masën e pezullimit 3-mujor për subjektin, derisa një vit më pas KPK e shkarkoi.
Zihni Shahu
Zihni Shahu, ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.
“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni.
KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisionoi e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet.
Pajtime Fetahu
Pajtime Fetahu doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër arreste. Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
operacioni ne elbasan
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 13:59
M.B
Suel Çela
ELBASAN- Lidhur me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan ku u raportua se u lëshuan masa arresti ndaj dy ...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 13:41
I.A
Komisioneri për të Drejtën e Informimit
Dihet që e drejta e informimit në Shqipëri është shumë problematike. P...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 12:48
ZH.LL
protesta
VLORË- Disa punonjëse të një fasonerie në Durrë kanë mbajtur një protestën mëngjesin e kësa...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 12:50
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi më 25 nëntor se është vendosur gurthemeli pë...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 12:45
M.B
Pajtime Fetahu
ELBASAN- Forcat Speciale kanë kryer një operacion 'blic' në Elbasan nga ku raportohet se disa persona janë vendosur n&eu...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 12:40
I.A
Forcat Speciale
ELBASAN- Dosja.al, mëson detaje të reja nga aksioni i Forcave Speciale në Elbasan. Mësohet se synimi i operac...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 12:28
I.A
Arlind Bushati dhe Hamza Lici
SHKODËR- Forcat Speciale kanë nisur një aksion ditën e sotme në Shkodër. Dosja.al, më...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 12:23
I.A
Artan Hoxha dhe Elton Qyno
TIRANË- Masa e sigurisë ndaj dy gazetarëve të kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno ka tronditur vendin d...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 12:18
I.A
Suel Cela
ELBASAN- Forcat Speciale kanë nisur një operacion për kapjen e Suel Çelës në Elbasan. Burime ekskluzive p&eu...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 11:54
ZH.LL
Ervin resuli
TIRANË- Eksperti për çështjet e bujqësisë dhe blegtorisë, Ervin Resuli ka ngritur shqetësimin e nj&e...