Aktualitet

Operacion 'blic' në Elbasan, arrestohen dy ish-gjyqtarë (EMRAT)

Po ashtu bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në banesat e personave të lidhur me krimin dhe në disa biznese.

25 Nëntor 2024, 12:45 Nga M.B
Operacion 'blic' në Elbasan, arrestohen dy ish-gjyqtarë
Pajtime Fetahu

ELBASAN- Forcat Speciale kanë kryer një operacion 'blic' në Elbasan nga ku raportohet se disa persona janë vendosur në pranga mes tyre dy ish-gjyqtarë.

Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga Prokuroria e Posaçme për lidhje me bandat. Gjithashtu mësohet se është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.

Po ashtu bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në banesat e personave të lidhur me krimin dhe në disa biznese.

Zihni Shahu 

Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni. KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisionoi e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet.

Pajtime Fetahu

Pajtime Fetahu doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër arreste. Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret. Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

operacion ne elbasan

Sondazh

Poll