Bota

Përfshihet nga flakët aeroplanin i linjës ruse “Azimut Airlines”, evakuohen 89 pasagjerë

Siç raportohet zjarri u shfaq në motor dhe të gjithë 89 pasagjerët janë evakuuar shëndoshë e mirë.

25 Nëntor 2024, 07:56 Nga E. D
Përfshihet nga flakët aeroplanin i linjës ruse “Azimut
pamje nga vendngjarja

TURQI- Një zjarr ka përfshirë aeroplanin e linjës ruse “Azimut Airlines”, i cili u ul në Antalia të Turqisë, në kushte të pafavorshme atmosferike. Siç raportohet zjarri u shfaq në motor dhe të gjithë 89 pasagjerët janë evakuuar shëndoshë e mirë.

Gjithashtu  zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, dhe pista është mbyllur përkohësisht, ndaj avionët janë devijuar drejt aeroporteve të tjera. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa avioni po fluturonte në linjën Soçi-Antalia. Zjarri filloi kur motori ra në kontakt me pistën.

aeroplan zjarr

Sondazh

Poll