25 Nëntor 2024, 07:48
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Grupi militant Hezbollah lëshoi rreth 250 raketa dhe predha të tjera drejt Izraelit të dielën, duke plagosur shtatë persona. Ky ishte sulmi më i rëndë me breshëri predhash për muaj të tërë. Goditjet u kryen në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Bejrut, ndërsa negociatorët vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.
Disa nga raketat arritën në zonën e Tel Avivit në zemër të Izraelit. Ndërkohë, një sulm izraelit në një qendër ushtarake në jugperëndim, mes qyteteve Tiros dhe Naqoura, la të vrarë një ushtar libanez dhe plagosi 18 të tjerë, njoftoi ushtria libaneze.
Ushtria izraelite shprehu keqardhje duke deklaruar se sulmi ndodhi në një zonë luftimi kundër Hezbollahut dhe se operacionet e ushtrisë kishihn si objektiv vetëm militantët.
Sulmet izraelite kanë vrarë mbi 40 trupa libaneze që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut. Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, i dënoi sulmet e fundit duke i cilësuar si një goditje ndaj përpjekjeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për dhënien fund të luftës.
Hezbollahu nisi të godiste Izraelin me raketa dhe dronë pas fillimit të luftës në Gazë. Hezbollahu thotë se sulmet janë një akt solidariteti me palestinezët dhe Hamasin. Irani i mbështet të dy grupet e armatosura./ VOA
lindje e mesme
Bota
25 Nëntor 2024, 07:45
E. D
foto ilustruese
SHBA- Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë në pritje të një e...
Bota
25 Nëntor 2024, 07:30
E. D
foto ilustruese
BRAZIL- Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil ku si pasojë 17 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjer&...
Bota
25 Nëntor 2024, 07:31
M.B
Brooke Rollins
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të emërojë Brooke Rollins në krye të Departamentit të...
Bota
25 Nëntor 2024, 07:27
M.B
Liderët
SHBA- Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë krizën globale t&...
Bota
25 Nëntor 2024, 07:25
E. D
Josep Borrell
BRUKSEL- Shefi i Çështjeve të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, bëri thirrje për më...
Bota
24 Nëntor 2024, 22:56
N.F
Netanyahu
LIBAN- Burime të qeverisë izraelite raportohet se kanë njoftuar televizionin publik izraelit "Kan" se marrëveshja e arm&eum...
Bota
24 Nëntor 2024, 22:24
N.F
Foto ilustruese
RUMANI- Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind t&e...
Bota
24 Nëntor 2024, 21:43
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është “tepër i shqetësuar” nga përdorimi në rritje i ll...
Bota
24 Nëntor 2024, 17:44
N.F
Foto ilustruese
LIBAN- Shumë nga mbi gjysmë milionë refugjatët që janë zhvendosur gjatë dy muajve të fundit nga Lib...
Bota
24 Nëntor 2024, 16:38
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Aleatët e NATO-s po përgatiten për marrëdhënie transatlantike potencialisht të trazuara pas fitores s&e...