24 Nëntor 2024, 22:56
Nga N.F

LIBAN- Burime të qeverisë izraelite raportohet se kanë njoftuar televizionin publik izraelit "Kan" se marrëveshja e armëpushimit në Liban është e mbyllur. Sipas raportimeve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tani po studion se si t'ia shpjegojë këtë publikut. Megjithatë, media libaneze "Lbci" citon një koment të ndërmjetësit amerikan, Amos Hochstein sipas të cilit raportimet se Izraeli ka dhënë dritën jeshile nuk janë të sakta.
Sipas medias publike izraelite, në mbrëmje Netanyahu zhvilloi një konsultim sigurie me ministrat. Në qendër të diskutimit ishte liria e veprimit të IDF në zonën kufitare midis Sirisë dhe Libanit. Sipas burimeve pranë delegacionit amerikan, Izraeli ka marrë garanci nga Uashingtoni për lirinë e veprimit në rast të shkeljes së marrëveshjes.
Ndërkohë sipas Channel 14, një transmetues i konsideruar i afërt me kryeministrin, Netanyahu e bëri të qartë në diskutimet me ministrat se kushti themelor në këtë çështje është që ne të vendosin se çfarë konsiderohet 'shkelje'. Çështja tjetër, që kanë raportuar prej ditësh burime izraelite, është përbërja e komitetit ndërkombëtar mbikëqyrës në Liban.
Sipas gazetës libaneze "l'Orient du Jour", armëpushimi në çdo rast do të ishte vetëm i përkohshëm, në pritje të negociatave më të gjera për një armëpushim përfundimtar, por ndërsa ndalimi i luftës duket gjithnjë e më i arritshëm. Më 20 nëntor, Hochstein, duke folur për një mundësi reale për t'i dhënë fund armiqësive, ai tha se qeveria libaneze dhe Hezbollahu e kishin pranuar kryesisht propozimin e armëpushimit të SHBA-së, megjithëse me disa çështje të pazgjidhura.
Më tej theksohet se Izraeli nisi sot një seri sulmesh ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, njoftoi agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA. Sipas "L'Orient du Jour', 12 ndërtesa u goditën. Ndërsa sipas raportimeve nga ushtria izraelite sot disa persona janë plagosur për shkak të lëshimit të raketave nga Hezbollahu, i cili lëshoi më shumë se 250, duke përfshirë edhe dronë, gjatë ditës drejt Izraelit verior dhe qendror. Hezbollahu kishte pretenduar më parë se kishte shkatërruar gjashtë tanke izraelite Merkava në Libanin jugor, pesë prej tyre në zonën strategjike bregdetare të Bayada.
netanyahu liban izrael
Bota
24 Nëntor 2024, 22:24
N.F
Foto ilustruese
RUMANI- Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind t&e...
Bota
24 Nëntor 2024, 21:43
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është “tepër i shqetësuar” nga përdorimi në rritje i ll...
Bota
24 Nëntor 2024, 17:44
N.F
Foto ilustruese
LIBAN- Shumë nga mbi gjysmë milionë refugjatët që janë zhvendosur gjatë dy muajve të fundit nga Lib...
Bota
24 Nëntor 2024, 16:38
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Aleatët e NATO-s po përgatiten për marrëdhënie transatlantike potencialisht të trazuara pas fitores s&e...
Bota
24 Nëntor 2024, 14:57
ZH.LL
Foto ilustruese
TURQI- Turqia është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Drejtoria e Pë...
Bota
24 Nëntor 2024, 14:34
ZH.LL
zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 24 nëntor se shtetit të tij “i duhen më shum...
Bota
24 Nëntor 2024, 13:03
r.ll
BRITANI- Stuhia “Bert” prej ditës së djeshme ka shkaktuar probleme në mbarë Britaninë duke sjellë borë...
Bota
24 Nëntor 2024, 12:53
r.ll
foto ilustruese
ÇEKI- Me përjashtim të disa ndërhyrjeve të dhunshme të policisë, ndryshimi i sistemit politik në&...
Bota
24 Nëntor 2024, 12:47
r.ll
foto ilustruese
URUGUAJ- Qytetarët e Uruguait iu drejtohen sot kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presid...
Bota
24 Nëntor 2024, 12:12
ZH.LL
Rutte dhe Erdogan
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të udhëtojë në Ankara të hënën p&eu...