Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Fushë Milot, reagon policia: Tre të plagosurit janë transportuar te spitali i Traumës! Një 38-vjeçar është shoqëruar në Komisariat

Në lidhje me ngjarjen ka ardhur njoftimi i policisë ndërsa bëhet me dije se një mjet ka përplasur dy makina të tjera. Sipas njoftimit nga aksidenti janë plagosur 3 persona.

24 Nëntor 2024, 17:06 Nga N.F
Aksidenti i trefishtë në Fushë Milot, reagon policia: Tre të
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar ditën e sotme në Fushë-Milot. Në lidhje me ngjarjen ka ardhur njoftimi i policisë ndërsa bëhet me dije se një mjet ka përplasur dy makina të tjera. Sipas njoftimit nga aksidenti janë plagosur 3 persona.

Policia bën me dije se të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmë mjekësorë. Më tej theksohet se te plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Në Fushë- Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. B, është përplasur me automjetin me drejtuesen shtetasen J. M. dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në automjetin e shtetasit A. Sh., konkretisht shtetasja Z. H., 40 vjeçe, dhe shtetasja L. B., 40 vjeçe, si dhe shtetasi A. R., 48 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

aksident ne fushe milot tre te plagosur

Sondazh

Poll