24 Nëntor 2024, 15:07
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, Azia, Afrika e Australia... Përgjatë dhjetë muajve të parë të 2024-tës, në Kosovë kanë hyrë dhjetëra mijëra vetura nga vende të huaja. Si në vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti, Gjermania mbetet eksportuesja më e madhe e veturave në Kosovë.
Ndonëse Gjermania mban vendin e parë, viteve të fundit janë importuar shumë vetura edhe nga vendet aziatike si: Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia. Për importimin e këtyre veturave u shpenzuan qindra miliona euro. Nëse vazhdon trendi i njëjtë edhe gjatë pjesës së fundit të këtij viti, 2024-ta do të bëhet viti me më së shumti shpenzime për importim të veturave nga jashtë.
Këto shpenzime kanë rezultuar edhe në të ardhura për shtetin, për shkak të taksave që paguhen kur importohen veturat - taksa e doganës, akciza dhe TVSH-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar). Taksa e doganës është një tarifë që aplikohet bazuar në vlerën e mallit, kur ai të importohet dhe të eksportohet.
Akciza është një tarifë e veçantë që zbatohet mbi disa produkte që cilësohen si mallra luksi. Ndërsa, TVSH-ja është një tatim që paguhet nga blerësi i fundit i një shërbimi apo një produkti. Të gjitha këto taksa së bashku gjenerojnë të ardhura për shtetin.
Në Kosovë, ato kanë gjeneruar tashmë më shumë të ardhura sesa në vitet e kaluara, ende pa i llogaritur dy muajt e fundit të vitit. Për veturat elektrike, në Kosovë është paraparë lirimi nga taksa e regjistrimit, në mënyrë që të nxitet blerja e tyre, si ndotëse më të vogla të ambientit.
Megjithatë, shumica e veturave të importuara në Kosovë nuk janë elektrike. Pjesa më e madhe e tyre as nuk janë të reja, por të përdorura. Ligji për automjetet në Kosovë parasheh që veturat e importuara që janë më të vjetra se dhjetë vjet, nuk mund të regjistrohen.
Përkundër kësaj, në dhjetë muajt e parë të këtij viti janë importuar 42 vetura të tilla. Pa mundësinë e regjistrimit, ato mund të përdoren vetëm për pjesë këmbimi./REL
makina kosova import
swdswadcsdepng
qwsqwspng
qasaqwsqawspng
efwefpng
aqsqawsdqawpng
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 14:18
r.ll
autori dhe viktima
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me raportimet se i ndjeri Martin Cani dhe shoku i tij, Luis Meçe janë godit...
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 14:06
ZH.LL
aksidenti
LEZHË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesiditën e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Nga i...
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 13:43
ZH.LL
alpinisti australian
TIRANË- Ëshë ngritur një tjetër teori e frikshme se alpinisti australian i zhdukur në Shqipëri...
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 12:22
ZH.LL
Foto ilustruese
DURRËS- Policia në Durrës ka zbuluar një lokal të përshtatur për lojëra fati, teksa ka v&...
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 13:34
r.ll
pankarta
LONDËR- Jashtë godinës ku do të mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët po zhvillohet protestë. Shqipta...
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 12:22
ZH.LL
autori
TROPOJË- Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan të Tropojës është vënë në pra...
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 11:49
r.ll
autori dhe viktima
TIRANË- Është zbardhur dëshmia e shokut të Martin Canit, i cili mbeti i plagosur ka konflikti mes të mitur...
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 11:40
ZH.LL
policia
VLORË- Policia e Vlorës ka ashpërsuar masat për shoferët që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo ...
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 11:29
ZH.LL
Foto nga aksidenti
LUSHNJË- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Fi...
Aktualitet
24 Nëntor 2024, 11:11
ZH.LL
policia tirane
TIRANË- Policia e Tiranë ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale në kryeqytet,...