Aktualitet

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, automjeti del nga rruga dhe përplas dy makina të tjera

Mësohet se mjeti tip 'Opel Astra' ka goditur dy mjete të tjera tip 'Ford' dhe 'Seat', përplasje nga e cila ka vetëm dëme materiale. Gjithashtu bëhet me dije se në automjet udhëtonin 4 anëtarë të një familjeje të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

22 Nëntor 2024, 19:57 Nga M.B
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, automjeti del nga
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje disa qindra metra para rrethrrotullimit të Plugut nga ku mësohet se automjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy makina të tjera të parkuara. 

Mësohet se mjeti tip 'Opel Astra' ka goditur dy mjete të tjera tip 'Ford' dhe 'Seat', përplasje nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Gjithashtu bëhet me dije se në automjet udhëtonin 4 anëtarë të një familjeje të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Nga të dhënat paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit tip Opel ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 

aksident

Sondazh

Poll