Bota

"Merrini seriozisht kërcënimet e Rusisë"/ Viktor Orban, thirrje Perëndimit: Deklaratat e Putin kanë peshë dhe do të ketë pasoja

Kryeministri hungarez gjtihashtu tha se deklaratat e presidentit rus kanë peshë dhe do të ketë pasoja.

22 Nëntor 2024, 21:03 Nga E. D
"Merrini seriozisht kërcënimet e Rusisë"/ Viktor Orban,
Viktor Orban

RUSI- Kryeministri Viktor Orban i ka bërë sot thirrje Perëndimit që të mos minimizojë kërcënimet e paraqitura nga Rusia, një vend i armatosur me armët më shkatërruese në botë. Kryeministri hungarez gjtihashtu tha se deklaratat e presidentit rus kanë peshë dhe do të ketë pasoja.

"Një vend si Rusia, i cili është i ndryshëm nga ne dhe që e bazon politikën e tij, pozicionin e tij në botë në përgjithësi, në fuqinë ushtarake, ne duhet t’i marrim këto kërcënime fjalë për fjalë,” tha Orban. 

Pas lëshimit të një rakete të re balistike ruse në një fabrikë armësh në Ukrainë, Vladimir Putin iu drejtua kombit të enjten mbrëma. Ai deklaroi se lufta në Ukrainë tani ka marrë një “karakter global” dhe kërcënoi se do të godiste vendet aleate të Kievit.

Viktor Orban shpesh ka mbrojtur bisedimet e paqes me Rusinë dhe ka kundërshtuar ndihmën ushtarake evropiane për Ukrainën, duke paralajmëruar rrezikun e një konflikti të botës së tretë.

viktor orban

Sondazh

Poll