Art&Argëtim

Pas shérrit për festivalin/ Alketa Vejsiu ndihet krenare për veten, postimi në rrjetet sociale (FOTO)

26 Dhjetor 2019, 13:13 Nga DOSJA
Pas shérrit për festivalin/ Alketa Vejsiu ndihet krenare për

Tiranë- Alketa Vejsiu ka reaguar sërish për Festivalin e 58 të Këngës në RTSH. Këtë herë jo për çmimin e parë, por për veten e saj.

Ajo ka publikuar një postim që po qarkullon në mesin e anëtarëve të komunitetit të Eurovisionit, ku shkruhet:“Një gjë që duhet përmendur nga Festivali i 58 i Këngës, është se kjo vajzë është një prezantuese perfekte. Ajo këndon, kërcen, i bën të gjitha vetëm. Shpresoj ta shoh Shqipërinë fituese (të Eurovisionit), dhe atë si prezantuese”.

Mesa duket ajo është e kënaqur me veten e saj, pasi shpreh falënderimet e saj për këtë postim.

Festivali i 58 i Këngës në RTSH

Pas fitores së këtij festivali, Arilena Ara u shpreh se ndihet shumë e lumtur për çmimin dhe theksoi se ka shumë respekt për Elvana Gjatën. Nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kështu ajo pranoi hapur se  se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve. Menjëherë Arilena Ara dhe Alekta Vejsiu e hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami. Ndërsa Elvana Gjata u shpreh se askush nuk mund të hedh hem dhe baltë mbi punën e saj. 

Disa ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata festivali i 58-të i rtsh elvana gjata festivali i 58-të i rtsh

Sondazh

Poll