21 Nëntor 2024, 20:30
Nga DOSJA
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka marrë vendimin ditën e sotme për punonjësit e policisë të cilët u përfshinë në trafikimin e emigrantëve. Gjithashtu gjykata ka vendosur për Kryekomisarin Alfred Kondi “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” në bashkëpunim.
Gjithashtu gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për Ili Muho, Kleodor Kazo dhe Bledar Mustafaraj. Ndërsa për nënkomisarin Xhevit Dine gjykata ka vendosur “Arrest në shtëpi”.
VENDIMI:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ditën e sotme shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë së Gjirokastrës për vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masave të sigurimit për disa persona nën hetim. Pas analizës dhe mbështetjes në provat e paraqitura, gjykata vendosi:
Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit në flagrancë ndaj personit A.K. Kryekomisar Alfred Kondi, Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë të Vlorës dhe Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” në bashkëpunim, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj Ili Muho dhe Kleodor Kazo, të dyshuar për “Kontrabandë me mallra të tjera” dhe “Falsifikim vulash, stampash dhe formularësh”, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj personit B.M. Bledar Mustafaraj, doganier në pikën doganore të Kakavijës, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kontrabandë”, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj personit Xh.D., Nënkomisar Xhevit Dine, Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, i dyshuar gjithashtu për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Ky vendim është në kuadër të një operacioni të gjerë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Hetimet, të cilat janë mbështetur në analizaApeli i të thelluara disamujore, kanë çuar në shpalljen në kërkim të një tjetër punonjësi policie.
Inspektor Feim Onjea, pjesë e forcës speciale Shqiponja, i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Shpërdorim të autoritetit policor”, dhe aktualisht shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale, përfshirë trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, kontrabandën e mallrave, dhe organizimin e lojërave të fatit për përfitime të paligjshme. Si provë materiale, agjentët e AMP-së sekuestruan një automjet dhe katër aparate celular, të cilat do të përdoren për të hetuar më tej aktivitetet e dyshuara.
gjykata e gjirokastrës
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 20:05
M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- Situatë e tensionuar raportohet të jetë krijuar në klasën e autorit të vrasjes së 14-vje&cced...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 20:09
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin për Bandën e Cërrikut, të cilët në vitin ...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 20:02
E. D
foto ilustruese
MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Rëmbec, në Maliq. Mësohet...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 19:57
M.B
Prindërit e Martin Canit
TIRANA- Mes pikëllimit dhe lotëve për humbjen e djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Canit, prind...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 19:39
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës i ka cilësuar të pavërteta pretendimet e autoriteteve të Serbisë se policë t&e...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 18:25
E. D
tre shqiptarët
ANGLI- Tre shqiptarë janë burgosur për përfshirjen e tyre në një fabrikë të 'sofistikuar' kanab...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 17:59
ZH.LL
policia greke
GREQI- Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një bande që trafikon...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 17:51
E. D
foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohen se janë përfshirë ...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 17:53
M.B
Foto ilustruese
MALIQ- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Sovjan, Maliq. B&eu...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 17:27
ZH.LL
foto ilustruese
ANGLI- Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar me 8 muaj burg pasi u kap brenda një sht&e...