Politike

"Rama u ka hequr gjysmën e trurit"/ Dogjani: Dhimbja e qytetarëve s’ka rëndësi, siguria e fëmijëve nuk është prioritet

Gjithashtu Dogjani theksoi se refuzimi i PS për 1 min heshtje, tregon që dhimbja e qytetarëve nuk ka rëndësi për socialistët dhe siguria e fëmijëve nuk është prioritet.

19 Nëntor 2024, 18:48 Nga E. D
"Rama u ka hequr gjysmën e trurit"/ Dogjani: Dhimbja e
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur edhe për tagjedinë e ndodhur ditën djeshme ku humbi jetëm 14-vjeçari. Gjithashtu Dogjani theksoi se refuzimi i PS për 1 min heshtje, tregon që dhimbja e qytetarëve nuk ka rëndësi për socialistët dhe siguria e fëmijëve nuk është prioritet.

Më tej ai tha se fëmijët janë të pambrojtur, shpresat po vriten përditë dhe qeveritarët po mendojnë se si do të vjedhin me buxhetin e vitit 2005, si do të pasurohen më shumë dhe si do t’i detyrojnë shqiptarët të largohen më shumë.

"A ka mbetur ndonjë pa i bërë gjilpërën Rama se të gjithë filisni sikur tu ketë bërë ndonjë gjilpërë, ua ka hequr gjysmën e trurit. S’doli ndonjë burrë për ta kundërshtuar këtë buxhet. Siç keni folur dhe vjet po flisni edhe sivjet dhe ndërkohë që 1 milionë e gjysëm shqiptar janë larguar. Refuzimi nga ana juaj për të mbajtur 1 min heshtje për të nderuar prindërit e një fëmije të pafajshëm, 14 vjeçar, Martin Canit që humbi jetën në mënyrë tragjike duke u therur me thikë është një akt i turpshëm i kësaj mazhorance dhe një tregues i pandjeshmërisë dhe papërgjegjshmërisë nga ana juaj.

Ky veprim nuk është thjeshtë një shfaqje arrogance politike por edhe një ofendim i rëndë ndaj dhimbjes së prindërve, familjes dhe të gjithë shoqërisë që është shokuar nga ky krim makabër. Jeni në krizë. Për ju dhimbja e qytetarëve nuk ka rëndësi dhe siguria e fëmijëve tanë nuk është prioritet. 1 min heshtje nuk do ta rikthente jetën e Martinit, por do të tregonte 1 min solidariteti humaniteti ku ju e injoruat kur unë kërkova të mbanim 1 min heshtje.

Ju mbani një qëndrim të papërgjeshëm, një mazhorancë që nuk nderon viktimat nuk siguron jetën e qytetarëve. 1 min heshtje që unë kërkova nuk ishte vetëm për viktimën por për të gjithë ne që të kuptojmë se sa vlen jeta e një fëmije, për të kuptuar dhe për të marrë përgjegjësinë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më. Keni humbur mundësinë për të treguar se jeni njerëzor. Sot e them me bindje se nuk keni ndjenja njerëzore nuk keni dhembshuri. Fëmijët tanë janë të pambrojtur, shpresat po vriten përditë dhe qeveritarët tanë po mendojnë se si do të vjedhin me buxhetin e vitit 2005, si do të pasurohen më shumë dhe si do t’i detyrojnë shqiptarët të largohen më shumë," tha Berisha.

 

asllan dogjani

Sondazh

Poll