18 Nëntor 2024, 21:19
Nga ZH.LL
Shkolla "Fan Noli"
TIRANË- Ngjarja tragjike ku viktimë mbeti një 14-vjeçar, tronditi kryeqytetin mesditën e sotme. Një konflikt mes të paktën 5 adoleshendetëve, ka agravuar në grushta dhe deri në përdorimin e thikës.
Ngjarja ndodhi në Tiranë pranë shkollës 9-vjeçare "Fan Noli". Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugicë, rreth 150 metra larg shkollës "Fan S.Noli" nga ku bëhet me dije se kamerat e sigurisë, të sekuestruara nga policia, tregojnë se viktima dhe një i plagosur janë sulmuar nga 3 bashkëmoshatarë të tyre fillimisht me grushte dhe më pas janë goditur me thikë.
Ndërkohë mësohet se kjo ngjarje tragjike, ka ndodhur vetëm 3 ditë pasi në shkollën "Fan Noli", është mbajtur një seminar për sigurinë e fëmijëve. Seminare që shërbejnë për ndërgjegjësimin e nxënësve, në respektimin e të drejtave dhe lirisë të secilit prej tyre. Ndërgjegjësim për të respektuar hapësirat e njëri-tjetrit në një mjedis të përbashkët.
Ndërsa mësohet se pikërisht, në atë mjedis, u shkaktua një konflikt mes atyre adoleshentëve. Një konflikt, i cili dyshohet të ketë ketë nisur nga rrjetet sociale, por që deri më tani nuk ka një konfirmin nga ana e autoriteve.
Postimi i Plotë:
Mbajtja e një ore ndërgjegjësimi për nxënësit e klasës së 8-të mbi temën "Të Drejtat dhe Mbrojtja e Fëmijëve" është një hap i rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për të drejtat e tyre si fëmijë dhe për t'i informuar mbi mënyrat se si mund të mbrojnë veten. Pjesëmarrja e oficeres së sigurisë së shkollës kontribuon në sigurinë dhe seriozitetin e kësaj teme, duke i bërë nxënësit të ndihen të mbështetur dhe të sigurt për të ndarë shqetësimet e tyre.
Gjatë këtij takimi mund të jenë diskutuar tema si: Të drejtat themelore të fëmijëve, bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Mënyrat se si fëmijët mund të kërkojnë ndihmë kur ndihen të kërcënuar ose të keqtrajtuar.
Rëndësia e respektimit të privatësisë dhe integritetit personal. Roli i shkollës, mësuesve dhe oficerit të sigurisë në krijimin e një mjedisi të sigurt. Kjo nismë ndihmon nxënësit të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre dhe i përgatit për të qenë qytetarë të ndërgjegjshëm që dinë si të mbrohen në situata të ndryshme.
Postimi
fan noli shkolla sherri vdes 14 vjecari
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 21:00
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Autoritetet shqiptare arrestuan dhjetë persona të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 21:11
I.A
Babai
TIRANË- Babai i një prej të miturve të plagosur në sherrin e sotëm me thika në Tiranë ka deklaruar se dj...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 20:58
ZH.LL
trajneri
TIRANË- Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili mbeti viktimë i një sherri mes adoleshentësh mesditën e kësa...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 21:06
I.A
Momenti
GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion duke ndaluar dy punonjës policie, një dogani...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 20:21
ZH.LL
aksioni i AMP-së
GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar me urdhër të Prokurorisë 5 persona mes tyre 2...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 20:16
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Mësohet...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 19:49
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku pas nj...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 19:18
ZH.LL
14-vjecari
TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari i cili humbi jetën sot në mënyrë tragjike pas një sherri me bashkëmosh...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 19:09
E. D
komenti i qytetares
TIRANË- Një qytetare ka treguar sesi e kanë dërguar në spital 14-vjeçarin i cili humbi jetë si pas...
Aktualitet
18 Nëntor 2024, 19:00
M.B
Punonjësit
FIER- Punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit në Fier protestojnë për pagat e ulëta dhe kushtet e pu...