Aktualitet

Të akuzuar për shpërdorim detyre/ AMP arreston 2 shefat e policisë, një doganier dhe 2 persona të tjerë! Një tjetër punonjës policie i shpallur në kërkim

Më herët u mësua se në pranga kanë përfunduar Shefi i sektorit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, Alfred Kondin dhe specialisti Xhevid Dina për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

18 Nëntor 2024, 20:21 Nga ZH.LL
Të akuzuar për shpërdorim detyre/ AMP arreston 2 shefat e
aksioni i AMP-së

GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar me urdhër të Prokurorisë 5 persona mes tyre 2 punonjës policie dhe një doganier, ndërsa ka shpallur në kërkim një punonjës policie.

Më herët u mësua se në pranga kanë përfunduar Shefi i sektorit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, Alfred Kondin dhe specialisti Xhevid Dina për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

Tashmë sipas njoftimit, bëhet me dije se gjithashtu në pranga ka rënë edhe një doganier për falsifikim dokumentash, si dhe dy persona të tjerë për falsifikim vulash. Ndërsa një tjetër punonjës policie i akuzuar po ashtu për shpërdorimin e detyrës, është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, një automjet tip ML dhe katër aparate celular janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Gjirokastër - AMP ndalon dy punonjës policie, nje doganier, dy shtetas dhe shpall në kërkim një tjetër punonjës policie.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka zbatuar Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ndaj:

➡️ Kryekomisar A.K., me detyrë Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.

➡️ N / Komisar XH.D., me detyrë Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim.

➡️ Inspektor F.O., me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim. Aktualisht i shpallur në kërkim.

➡️ Shtetasit B.M., me detyrë doganier, niveli C2 në degën doganore Kakavijë, i dyshuar për veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

➡️ Shtetasi I.M., i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

➡️ Shtetasi K.K., i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.

Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip ML dhe katër aparate celular.

 

amp arrestime policet shefat e policise

Sondazh

Poll