Aktualitet

E rëndë në Itali/ Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Gjithashtu bëhet e ditur se për shqiptarin dhe dy viktimat e tjera ishte dita e parë e punës dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ata kanë qenë duke ngrënë drekën.

18 Nëntor 2024, 20:16 Nga E. D
E rëndë në Itali/ Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve,
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Mësohet se nga shpërthimi i një fabrike fishekzjarrësh në Campania të Italisë, ka ndërruar jetë 18-vjeçari shqiptar dhe dy binjakë 20-vjeçarë.

Gjithashtu bëhet e ditur se për shqiptarin dhe dy viktimat e tjera ishte dita e parë e punës dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ata kanë qenë duke ngrënë drekën.

Gjithashtu bëhet e ditur se fabrika ku ata punonin ishte e palicencuar.  Po ashtu policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

itali

Sondazh

Poll