Bota

Ambasadori kapet duke vjédhur, futi librin e playboy mes gazetës dhe largohet (Video)

26 Dhjetor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Ambasadori kapet duke vjédhur, futi librin e playboy mes gazetës dhe

ARGJENTINË– Ambasadori i Meksikës në Argjentinë ka dhënë dorëheqjen, pasi është kapur nga kamerat duke vjedhur një libër në një librari. Ricardo Valero, 77 vjeç, u thirr fillimisht nga Ministri i Punëve të Jashtme të Meksikës këtë muaj pasi u bënë publike pamjet.

Në video, shihet ambasadori teksa merr librin e fut mes gazetës dhe largohet. Sipas mediave të huaja, libri mendohet se është një biografi e Giacomo Casanova-s, një autori, spiuni dhe playboy të shekullit të 18-të.

Qeveria pranoi dorëheqjen e Valeros të dielën, pasi u akuzua edhe për një vjedhje tjetër. Kësaj here ai mori një bluzë nga një dyqan në një aeroport. Ministri Marcelo Ebrard i uroi diplomatit shërim të shpejtë. Ndërkohë, mediet raportojnë se ai i ka mbijetuar një tumori në tru 6 vite më parë dhe gjendja e tij ka qenë gjithnjë nën monitorim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasadori kapet duke vjedhur argjentine ricardo valero ambasadori kapet duke vjedhur argjentine ricardo valero

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2019, 11:34

Kosovë- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Epoka e re” ka deklaruar se i vjen keq për shqiptarët,që ai dhe kryeministri Edi Rama bë...