Bota

Musk tallet në "X" me presidentin Zelenskyy: Sensi i tij i humorit është i mahnitshëm!

Musk ripostoi në "X", një pjesë të intervistës ndërsa shkruan me tallje: “Sensi i tij i humorit është i mahnitshëm”. Ai gjithashtu bashkëngjiti një artikull të BBC-së të botuar në vitin 2021 ku paraqitej Zelensky si një “komedian që nuk kishte përvojë në politikë kur u zgjodh”. 

18 Nëntor 2024, 07:47 Nga N.F
Musk tallet në "X" me presidentin Zelenskyy: Sensi i tij i
Musk

SHBA- Miliarderi si dhe aleati i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Elon Musk së fundmi është tallur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Për mes një postmi në platformën e tij në "X" është tallur me Zelenskyb pasi presidenti ukrainas u shpreh se Ukraina është një vend i pavarur që nuk mund të detyrohet të ulet dhe të dëgjojë. 


Musk ripostoi në "X", një pjesë të intervistës ndërsa shkruan me tallje: “Sensi i tij i humorit është i mahnitshëm”. Ai gjithashtu bashkëngjiti një artikull të BBC-së të botuar në vitin 2021 ku paraqitej Zelensky si një “komedian që nuk kishte përvojë në politikë kur u zgjodh”. 

Në intervistën e tij, Zelensky u pyet se çfarë mesazhesh mori nga Trump në lidhje me negociatat e mundshme me Rusinë. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së kishte thënë më parë se do t’i jepte fund luftës brenda “24 orëve” dhe ekipi i tij është zotuar të sjellë Kievin dhe Moskën në tryezën e bisedimeve.

“Ne jemi Ukraina e pavarur. Unë mendoj se gjatë kësaj lufte, njerëzit tanë dhe unë personalisht, në negociatat me SHBA-në, me Trump, Biden dhe liderët evropianë, kemi treguar se retorika “uluni dhe dëgjoni” nuk funksionon me ne” u përgjigj Zelensky.


Musk e bëri postimin menjëherë pasi dy senatorë demokratë amerikanë i kërkuan qeverisë të hetonte lajmet për komunikimet e Musk me zyrtarë rusë, përfshirë edhe presidentin Vladimir Putin.

 

elon musk zelenskyy

Sondazh

Poll