17 Nëntor 2024, 22:50
Nga r.ll
foto ilustruese
LITUANI- Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka reaguar pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden për të hequr kufizimet ndaj Ukrainës lidhur me përdorjen e armëve amerikane për të goditur më thellë Rusinë. Naudesa e përshkroi lëvizjen si një "moment vendimtar" në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
"Ka ardhur dita! Ukraina tani mund të synojë objektet ushtarake në Rusi duke përdorur raketa me rreze të gjatë. Ky është një moment vendimtar në luftën kundër Rusisë agresore. Paqja nuk mund të arrihet përmes dobësisë. Paqja është shpërblimi i të fortëve. Qëndro e fortë, Ukrainë.", thuhet në postimin e liderit lituanez.
Një reagim lidhur me vendimin e SHBA, ka ardhur edhe nga Polonia. "Autorizimi i Uashingtonit për Kievin për të goditur territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi është një gjuhë që Putin e kupton," tha Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski .
"Presidenti Biden iu përgjigj hyrjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në luftë dhe sulmit masiv me raketa ruse në një gjuhë që Vladimir Putin e kupton - duke hequr kufizimet në territorin ukrainas. Një viktimë e agresionit ka të drejtë të mbrohet. Forca dekurajon, dobësia provokon.", thuhet në postimin e plotë në "X".
Vendimi është një ndryshim i madh i politikës amerikane dhe vjen pasi Biden është gati të largohet nga detyra. Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është zotuar të kufizojë mbështetjen amerikane për Ukrainën dhe t'i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.
Volodymyr Zelenskyy dhe shumë prej mbështetësve të tij perëndimorë kanë bërë presion ndaj Bidenit për muaj të tërë që të lejojë Ukrainën të godasë objektivat ushtarake brenda Rusisë me raketa të furnizuara nga perëndimi, duke thënë se ndalimi i SHBA-së e kishte bërë të pamundur që Ukraina të përpiqej të ndalonte sulmet ruse në qytetet e saj dhe rrjetet elektrike. Disa mbështetës kanë argumentuar se kjo dhe kufizime të tjera të SHBA-së mund t'i kushtojnë Ukrainës luftën.
poloni lituani lufta ukraine-rusi
Bota
17 Nëntor 2024, 22:36
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Pas SHBA-së, edhe Britania e Madhe dhe Franca raportohet se i dhanë sonte dritën “jeshile&r...
Bota
17 Nëntor 2024, 22:18
r.ll
volodymyr zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha këtë mbrëmje se raketat "do të flasin vetë dhe ...
Bota
17 Nëntor 2024, 22:12
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me raketa ameri...
Bota
17 Nëntor 2024, 22:10
r.ll
markwayne mullin
SHBA- Senatori republikan Markwayne Mullin i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të dielën që t&e...
Bota
17 Nëntor 2024, 22:08
r.ll
SHBA- Demokratët po shqyrtojnë arsyet që çuan në humbjen e garës presidenciale më 5 nëntor. Analistët rendisin ek...
Bota
17 Nëntor 2024, 21:31
r.ll
keir starmer dhe giorgia meloni
BRITANI- Qeveria e Britanisë së Madhe mund të ndjekë modelin e asaj italiane për ndalimin e kalim...
Bota
17 Nëntor 2024, 21:09
r.ll
rosangela da silva
BRAZIL- Rosangela da Silva, bashkëshortja e presidentit të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, në prag të Sa...
Bota
17 Nëntor 2024, 20:57
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Të gjitha rajonet e Ukrainës do të përjetojnë kufizime të përkohshme në konsumin e en...
Bota
17 Nëntor 2024, 20:08
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Mediat amerikane kanë raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka hequr kufizimet që e parandaloni...
Bota
17 Nëntor 2024, 18:52
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Përpara zgjedhjeve presidenciale, si Presidenti Biden ashtu edhe zoti Trump u shprehën kundër blerjes nga një kom...